Leigh-Anne Pinnock ka mahnitur me një bikini të vogël jeshile teksa po festonte në Maltë.
Ylli i grupit Little Mix dukej sensacional teksa pozonte në pjesën e pasme të një varke dhe tregonte figurën e saj mahnitëse.
“Çfarë MËNYRE PERFEKTE për të përfunduar turneun tim të festivaleve!” shkroi ajo për fansat, teksa shijonte rrezet e diellit.

33-vjeçarja la flokët të lirë dhe zgjodhi një pamje minimaliste me makijazh, ndërsa në një tjetër fotografi mahniti me një bikini neon jeshile.
Leigh-Anne qëndroi në det me këtë veshje të vogël noti, duke mbajtur një kapelë krem “bucket”, dhe hodhi një shikim joshës drejt kamerës.
Nëna e dy fëmijëve shtoi: “@hoopla_malta më dhatë gjithçka dhe më shumë. Një gjë që gjithmonë do t’ju jap është një SHOW, shoqe! Jam kaq mirënjohëse për valltarët dhe bandën time të bukur, jeni të gjithë të mrekullueshëm! P.S….do na shihni përsëri shumë shpejt.”
Kjo vjen pas disa javësh të ngarkuara për Leigh-Anne, e cila ka marrë pjesë në një numër festivalesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Reading dhe Leeds, si dhe Manchester Pride.

Dhe vetëm këtë javë, The Sun zbuloi se albumi i parë i Leigh-Anne po vjen më në fund.
Këngëtarja e dikurshme e Little Mix publikoi singlin e saj të parë solo, “Don’t Say Love”, dy vjet më parë.
Por pas ndarjes nga Warner Music për t’u bërë artiste e pavarur, albumi i saj pritet të publikohet në shkurt.
Burimi: botasot.info


