Leicester në vështirësi

1 minut lexim

Edhe pse jemi vetëm në javët e para të kampionateve, disa skuadra kanë befasuar me nisjen e tyre aspak të mirë dhe që tani ka filluar të flitet për shkarkime të mundshme trajnerësh.

Një nga këto skuadra që nuk e kanë nisur mirë sezonin është edhe Leicester, që po jeton një makth të vërtetë me sy hapur.

Në vendin e fundit në renditjen e Premier League me vetëm një pikë të fituar, Dhelprat vijnë nga pesë humbje radhazi, me të fundit që ka ardhur kundër Brighton-it.

Pozicioni i trajnerit Brendan Rodgers duket se është në rrezik, por Daily Mail ka zbuluar një klauzolë në kontratën e ish-trajnerit të Liverpool-it.

Në fakt, në rast se do të shkarkohej, ai do të paguhej 10 milionë sterlina nga Leicester, përveç rrogës së garantuar deri në përfundimin e kontratës që skadon në qershorin e 2025-ës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA sheh që forcat ukrainase po i rimarrin fshatrat pranë Khersonit

Story i radhës

Derbi mes PSG e Juventusit, ja formacionet zyrtare

Të fundit nga