Leicester gjen pasuesin e Fofanës

1 minut lexim

Në pritje të sulmit final të Chelsea-t për të blerë kartonin e Wesley Fofna, Leicester po lëviz për të gjetur pasuesin e francezit, në mënyrë që të mos kapet i papërgatitur në ditët e fundit të merkatos.

Së fundi “dhelprat” kanë nisur kontaktet me Borussian e Dortmundit për të blerë kartonin e zviceranit Manuel Akanji, i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe ka refuzuar rinovimin me gjermanët.

Borussia synon të arkëtojë rreth 15-20 milionë euro nga kartoni i tij, shifër që Leicester mund ta paguajë pa problem, pasi pritet të marrë më shumë se 80 milionë euro për Fofana nga Chelsea, teksa tani mbetet të bindë edhe mbrojtësin zviceran.

Ky i fundit është në negociata edhe me Interin pasi do të preferonte një transferim në Itali, megjithatë zikaltrit nuk janë gati të paguajnë shifrën e pretenduar nga Borussia Dortmund.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lukashenka thotë se avionët bjellorusë janë gati të mbajnë armatim bërthamor rus

Story i radhës

Mot i ngrohtë për fundjavë në Maqedoni

Të fundit nga