E ardhmja e Harry Kane mbetet ende në ajër me sulmuesin që i përfundon kontrata në verën e vitit 2024, mirëpo ende nuk ka një start të bisedimeve me drejtuesit e Tottenham për të rinovuar.
Së fundmi, sulmuesi është lidhur gjithnjë e më shumë mbi një transferim te Bayern Munich teksa rekordmenët gjermanë e identifikojnë si zëvendësuesin ideal të Robert Leëandoëskit.
Për t’i dhënë një shtysë Kane në lidhje me të ardhmen, mendon Jurgen Klinsmann i cili në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Tottenham. Ish-sulmuesi gjerman shprehet se Kane nuk duhet të mendojë për tifozët pasi ata do ta kuptojnë në momentin që ai do të largohej për të fituar tituj.
“Jam një fans i madh i Harry Kane, nuk kam shumë për t’i thënë.
Por, herët apo vonë ai do të duhet të vendosë të ardhmen, për momentin luan në një skuadër shumë të mirë.
Ka një trajner të mirë dhe unë shpresoj që ai të fitoj trofe me Tottenham. Por, gjithsesi unë mendoj se njerëzit do ta falnin nëse ai largohej me arsyen për të fituar trofe. Megjithatë, unë shpresoj që ai të triumfoj edhe me Tottenham pasi e meriton”, u shpreh Klinsmann.