Lefkov: Ta tërheqin propozimin për Bordin Drejtues të Akademisë

November 3, 2024
1 minut lexim


Këshilli i prokurorëve publikë për anëtar të BD-së të Akademisë e ka emëruar Dushica Dimitrieskën e cila është kryetare e Këshillit të prokurorëve publikë, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE. Me këtë, siç tha, në mënyrë të drejtpërdrejt shkelet neni 44 nga ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash me të cilin ndalohet që një person i emëruar ose i zgjedhur të jetë anëtar i një organi shtetëror, ose person i cili ka kapital shtetëror.

“Këshilli i prokurorëve publikë nuk guxoi ta emëronte kryetaren e tij për anëtar të BD-së së Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve. Dushica Dimitrieska jo vetëm se është kryetare e Këshillit por është edhe në relacione të ngushta me LSD. Vajza e saj, Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të komunës së Gostivarit nga radhët e LSD-së ndërsa ishte edhe kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare. Këshilli i prokurorëve publikë njëjtë si edhe Këshilli gjyqësor vazhdojnë të punojnë për rënien e gjyqësorit dhe reputacionit të tij te qytetarët”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konsumatori kërkon zbatimin e të drejtave

Story i radhës

“Veriu i lirë”, Rron Gjinoovci publikon fotografi nga vendi ku qëndronte “frikacaku Radoiçiq”

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë