Ledion Liço: Unë nuk e kam kompleks asnjë punë shpie, jam baba që ndihmoj

April 21, 2022
1 minut lexim

Ledion Liço, i ftuar në emisionin “Goca & Gra”, ka zbuluar më shumë nga jeta e tij personale. 

“Unë kam një avantash, jam rritur nga ime më, me time motër. E kam zbuluar gruan në të gjithë dimensionin e saj dhe sikur ti jepej çdo djali kjo mundësi qasja do të ishte ndryshe. Unë nuk e kam kompleks asnjë punë shpie.

Jam baba që ndihmoj. Sara më tha me të drejtë ti më je pranë gjithmonë por nuk e kupton se çfarë ndodh brenda meje.

Në lidhje me punën angazhohemi me radhë, kompensohemi gjatë gjithë kohës. Kemi marrë ndihmë kur lindi Roman.

Do gënjeja po të mos thoja se më lezeton kur nuk kam një njeri në shpi apo lexoj një libër, sikurse nuk e shijoj kur shtëpia është për një kohë të gjatë bosh. Nuk besoj se ka një vend të kulturuar që e bërtet leximin e librit. Shqiptarët janë natyra përjashtuese, duhet të jemi pranues.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mund ta ushqejë India botën gjatë luftës në Ukrainë?

Story i radhës

“Po shkon siç ishte planifikuar”/ Zyrtari rus tregon se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë