Skandalet dhe rrugaçëria e atyre që i keni votuar po vazhdon, ata s‘po ndalen po vazhdojnë me sharje, fyerje dhe goditjen e tavolinave.
O qytetarë!
A janë këta në Parlament, apo në shtallë ( ahur )?!
Keni votuar, majmun adoleshent, mujshar.
A po shihni a po dëgjoni, ata të cilët ju i keni votuar dhe janë ulur në Parlamentin e Republikës po i‘u trajtojnë, fatkeqësisht dhe mjerisht, sikur fëmijë “analfabet”.
A po shihni more, ç’farë po ndodhë ç’do ditë?
Apo shihni apo dëgjoni, fëmijët tanë po “helmohen” ç’do ditë nga fjalori i deputetëve të Parlamentit dhe nga ngjarjet, prej më të pistave edhe në shkolla, në rrugë dhe ç’do, segment jetësor.
Nëse, duke filluar nga sot nuk reagoni për fëmijët tanë për të ardhmen tonë të përbashkët – Atëherë, vetëm ju jeni fajtorë për gjendjen e shëmtuar dhe të përditshme.
Mos vajtoni, pse s‘keni ushqim të mjaftueshëm për familjet e juaja.
Mos vajtoni, pse gjendja në arsim është e mjerueshme me nxënës analfabetë dhe mësuesë PEDOFIL.
Mos vajtoni, pse në Kosovën tonë të dashur edhe në shkolla, konsumohen substancat narkotike.
Mjerimi, brirë s‘ka!
Nëse nuk reagoni, atëherë vazhdoni, vuani dhe vajtoni!