Lecce tenton Hysajn, por Lazio futet në garë për Medon Berishën

January 10, 2025
1 minut lexim

Lecce dhe Lazio, dy ekipet e Serie A, pritet të përfshihen në negociata në këto ditë janari, ku temë diskutimi ndërmjet tyre janë dy legjionarët kuqezi, Medon Berisha dhe Elseid Hysaj.

Fakt është që Lecce ka shfaqur interesim për Hysajn, kërkojnë një mbrojtës anësor, por fakt është gjithashtu se paga e futbollistit shqiptar është një pengesë shumë e madhe, në një kohë kur Lazio është gati ta lë të lirë, në formë huazimi, pa asnjë obligim apo pagesë për shërbimet e tij, por të njëjtën kohë, çdo skuadër që kërkon Hysajn duhet të paguajë minimalisht 50% të pagës së tij sezonale, pra Lecce duhet të paguajë 1,4 milionë euro, kjo është një shifër shumë e lartë për një klub si Lecce.

Në të njëjtën kohë, Lazio ka shfaqur interesim për mesfushorin kuqezi të Lecce-s, Medon Berisha. Trajneri Baroni kërkon një mesfushor qendre, Berisha është mes kandidatëve, pasi bëhet fjalë për një lojtar të ri, 21-vjeç, me shumë potencial për të ardhmen.

Pavarësisht këtij fakti, i bërë publik nga Corriere della Sera, është pak e vështirë që Berisha të largohet gjatë merkatos së janarit, pasi lojtari ka nevojë për minuta, te Lecce me Giampaolin në stol i ka të garantuara, jo vetëm kaq, por trajneri i ri e sheh si titullar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër kafene u mbyllën dhe 36 u gjobitën për mos dhënien e llogarive fiskale

Story i radhës

Negociotat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump: Po organizohet një takim me Putin

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë