Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani foli për mediat pas barazimit pa gola të Lecce-s ndaj Romës. Ramadani u shpreh se në minutat e para të ndeshjes ndjeu që Lecce mund të fitonte.
“Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, ndërsa ne bëmë shumë më tepër”, tha fillimisht ai.
I pyetur për lojën me Blin, Ramadani theksoi se në ndryshim nga loja me Bajramin dhe Asllanin te Kombëtarja, me mesfushorin francez te Lecce luan më shumë përpara.
“Në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin dhe jam mësuar. Me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi ai kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse. Kur marrim topin dua të shkoj për të shënuar”, deklaroi shqiptari.
Teksa për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Italinë në Europian, ai u shpreh se do të jetë e vështirë.
“Do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, u shpreh Ylber Ramadani.