“LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan

December 17, 2024
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për zbatimin e Programit të lidershipit “LEAD Albania”.

Përmes kësaj marrëveshjeje Kuvendi do të bëhet pjesë e institucioneve të cilët zbatojnë programin “LEAD Albania” duke u mundësuar profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvojë të drejtpërdrejtë në proceset vendimarrëse në Kuvend, përmes angazhimit 1-vjeçar të përfituesve në pozicionin e këshilltarit në kabinetin e Kryetarit.

Programi për Zhvillimin e Lidershipit, i cili zbatohet prej vitit 2013 nga AADF, është konceptuar bazuar në Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në proceset vendimmarrëse, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë. Programi zbatohet në disa institucione të larta si Presidenca, Kryeministria, Ministritë, dhe organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë dhe vendosja në institucione kryhet sipas interesit individual dhe përshtatshmërisë profesionale të aplikantëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiq në ‘ankth’: Administrata Biden po synon t’ia mundësojë Kurtit një fitore tjetër!

Story i radhës

Aktakuzë ndaj personit të dyshuar për vrasjen e Vasil Eftimov në afërsi të QT “Mavrovasja” në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë