Përtacia e shtresës së intelektualëve, filmaxhinjve, njerëzve të kulturës është e paskajshme, sa herë ndërrohen sistemet ndërrohen fjalët, dhe akuzat dërgohen diku tjetër, larg nesh…
Disa thonë që kishat ortodokse serbe kanë qenë dikur katolike-ilire. Mirë e thënë, po ç’bënë intelektualët, priftërinjtë…, dhe “hyqmetlinjtë” tanë, pse të mos ngrehin padi, akuza kundër Kishës ortodokse Serbe, që ua uzurpoi shqiptarëve pronësinë mbi to.
Pse nuk e kërkonin ndihmën e Vatikanit dhe të kthenin kishat në pronësinë e pronarëve të drejtë, Kishës katolike Shqiptare, apo për arsye se Vatikani akoma nuk ka pranuar pavarësinë e Kishës katolike të Kosovës.
Pastaj na është thënë se faji është … lype fajin… kështu është thënë nga historiografia sllavo-greko -komuniste?! Për të testuar atë që themi, thonë.., po minimizohet argumenti dhe ia hidhni një sy filmit “Skënderbeu” të prodhuar në vitin 1953.
Vini re! Regjia: Sergei Yutkevich skenari: Mihail Papava, interpretojnë. Skënderbeun-Akaki Khorava, Hamza-Semion Sokolovski, Marash-Georgi Chernovolenko, Oleg Zhakov, Vladimir Belokulov… dhe vetëm episodikisht, Besa İmami, Naim Frashëri, Marije Logoreci janë shqiptare, a duhet vetëm të flasim dhe të bëjmë zhurmë, të godasim njëri tjetrin… le të punohet më!