Le të ndezim një shpresë të re!”- Kreu i PL-së, Ilir Meta uron shqiptarët për Vitin e Ri

December 31, 2023
1 minut lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2024 përmes një mesazhi në Facebook.

Meta shkruan se duhet ta lëmë pas 2023-in duke qenë krenar për çdo vështirësi që kaluam, ndërsa fton të gjithë të ndezin bashkë një shpresë të re.

Në mesazhin e tij, kreu i PL-së tregon se është mirënjohës për suksese dhe mësimet e fituara në jetë dhe në punë.

Reagimi:

Të dashur miq!

Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur.

Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë;

Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet;

Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë.

Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj tregon pse nuk i ka vizituar Thaçin e të tjerët në Hagë

Story i radhës

Kasami: Vitin që lëmë pas, është viti më i errët në historinë tre dekadëshe të Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë