LDK-PDK-AAK mos godisni shishe e tavolina, godisni duart tuaja të hajnisë!

May 11, 2022
min lexim

Opozitës i ka humbur rruga në oborr, edhe ata që e kanë quajtur vetën insitucionalist e kanë humbur toruan, çka ka bërë që të dështoj sërish të miratohet në Kuvend marrëveshja ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë. Krejt kjo pasi deputetët e PDK-së dhe LDK-së votuan kundër, ndërsa vetëm 63 deputetë ishin pro. Janë në gjendje të bllokojnë marrëveshje ndërkombëtare për shkak të inateve të sëmura politike, me divergjencat që arrijnë deri në nivel të rrënimit edhe të marrëveshjeve me rëndësi shtetërore.

Kjo mendësi politike ka ndikuar negativisht me humbësin e madhe që është vendi ynë, që nuk ua ka borxh asgjë humbësve serik. Në kuadër të debateve parlamentare për situatën e sigurisë në vend dhe punën 1-vjeçare të Qeverisë Kurti, humbësi nga AAK, nën petkun e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, nuk u përmbajt duke goditur foltoren e Kuvendit me shishe të ujit, krejt kjo sipas Besnik Tahirit “ në mënyrë që Qeveria të sjellë projektligjin për paga në Kuvend”.

Duke mëtuar se populli harron shpejt, Tahiri në rolin e gardianit të të drejtave të qytetarëve arsyeton goditjen me shishe “goditur kështu për të marrë vesh dhe për të sjellë ligjet që i keni. A duhet goditur tavolinën për të thënë silleni ligjin e pagave” po në të njëjtën fjali përgënjeshtron veprimet e tija dhe të kolegëve të tij opozitar “Kjo gjuhë dhe zhurmë nuk është për këtë kuvend ”, për të përligjur konstatimin e humbjes së rrugës në oborr të opozitës.

Njeriu që ishte ndër hartuesit kryesor të ligjit të pagave të cilin e ka kthyer mbrapsht Kushtetuesja, mban moral politik për ligjin për të cilin ai vet s`ka ditur ta bëjë mirë. Po ta kishte bërë Benik Tahiri siç duhet ligjin për paga sot s`do ishte kjo temë, ironikisht ata që kanë dështuar për të njëtjat dështime ngrenë zërin në drejtim të qeverisë. Në anën tjetër partitë simotra PDK-LDK vazhdojnë të njëjtin diskurs ndaj qeverisë me të njëjtën dashuri ndaj njëra tjetrës, në merakun e pashmangshëm të vazhdimit të qëndrimit së bashku në qeveri për kohë të gjatë.

LDK është penalizuar në vazhdimësi për lojalitetin karshi PDK, me ketë të fundit të krijuar si shkak pasojë e antagonizmit ndaj Ibrahim Rugovës, me faturën e gjatë të ndëshkimit nga elektorati. Në vend se të godas shishet dhe tavolinat, opozita të godas kokën e tyre që nuk kanë menduar asnjëherë për të mirën e këtij populli, të godas duart e tyre që kanë nënshkruar marrëveshje dhe tendere në favor të oligarkëve me dënimin kolosal që i kanë shkaktuar vendit, ekonomisë në veçanti. Pasi të godasin kokat dhe duart e tyre, me zemër të pranojnë gabimet e tyre, atëherë mund të marrin respektin e duhur, në të ardhmen e afërt edhe besimin për të ardhur në pushtet. Derisa godasin shishet dhe tavolinat e kuvendit, gjatë do të mbesin në opozitë ata që dëme të mëdha i kanë bërë vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Separatistët pro-rusë bllokojnë Facebook-un dhe Instragram-in në Donjeck

Story i radhës

Smartfoni i Sony është i pari në botë me një lente të vërtetë optike zmadhimi

Të fundit nga

ShkoLartë