E dhimbshme deri në palcë përfundimi i një fillimi të lavdishëm drejt rënies deri në fund. E tillë mund të cilësohet partia e parë anti komuniste në ish Jugosllavi, LDK.
E themeluar nga Ibrahim Rugova, intelektuali i madh me urtësinë dhe mençurinë e tij u shndërrua në pavdekësi, këtë fat nuk e pati edhe partia që ai themeloi, në krye të së cilës edhe ishte deri në momentin e fundit të jetës së tij.
Rugova ndërroi jetë me 21 janar 2006, kurse LDK ndërroi jetë me 8 dhejtor 2014 kur nënshkroi marrëvshje me PDK-në për të qenë bashkë në qeverisje e për rrjedhojë duke e bërë Hashim Thaçin president të vendit.
Pas 14 muajve LDK edhe zyrtarisht u varros duke e bërë Hashim Thaçin president, pikërisht me 26 shkurt 2016. Zgjedhja e Thaçit president me vota të LDK-së ishte gjëja e fundit që kjo parti mund ta bënte, dhe s’kishte pse ta bënte.
Për interesa të ca njerëzve në krye më Isën, shkelën mbi çdo parim, çdo vlerë të kësaj partie e cila fuqinë e saj e kishte te besimi, te vlerat që njerëzit besonin tek ajo.
Kundërshtari më i madh i Ibrahim Rugovës të cilin e quante tradhtar, duke qenë frymëzues i ndasive të mëdha pas lufte.
LDK kishte disa herë shansin historik për të marrë fatin e vendit tonë në duart e saja, u shndërrua në patericë të PDK-së për të mbajtur në pushtet e për pasojë Kosova pësoi shumë dëme të mëdha.
Atë ditë kur Hashimi u bë president me votat e LDK-së, edhe eshtrat në varr i janë lëkundur Ibrahim Rugovës, për të gjallë të tij Hashimi nuk u bë as kryeminstër.
Gjashtë muaj të tërë bllokadë dhe Rugova nuk lëshonte pe për ta bërë Hashimin kryeminstër, derisa u zgjodh si alternativë Bajram Rexhepi, assesi Hashimi, Rugova e dinte se kush ishte, ndaj e mbante larg, duke e mbajtur larg edhe Kosova ishte më e sigurt.
Për asnjë çmim, LDK nuk guxonte që ta bëntë Hashimin president, s’kishte pse kur shkuarja në zgjedhje vetëm sa do ta rriste.
Për më keq, edhe pas kaq vitesh nuk ka reflektim për gabimet e të shkuarës, kryetari i ri nuk duhet të jetë vazhdimësi e të kaluarës, për ashtu nuk ka pasur arsye fare të ikte Isa. E trishtueshme që ky i fundit është shpallur edhe kryetar nderi i LDK-së, njeriu që e çoi në varr shpallet nder nga ata që erdhën pas tij, e të cilët shpresohet se janë më ndryshe dhe do ta rikthejnë partinë në rrugën e saj të drejtë.
Struktura e re e LDK-së duhet ta nxjerr nga vrri këtë pari, së pari duke kërkuar falje për të gjtihë gabimet që pas vdekjes së Rugovës, vetëm atëherë bën hapin e parë për ringjalljen e saj. Duhet kohë dhe shumë mund që LDK ta rimarrë veten, edhe nëse kërkon falje për gabimet e saj, më i madhi bërja e Hashimit president, njollat e gabimeve do të mbesin gjithnjë.
Personalisht, nga 26 shkurti i 2016 i kam ngritur duart nga LDK, gabimkn e saj fatal vështirë të rikuperohet, po e përsëris prapë, edhe nëse ndodhin ato që i ceka më lart, asnjëherë s’mund të jetë si më parë besimi në LDK. As në varr nuk e lanë Rugovën ata që erdhën pas tij, ata që e shkatërruan dhe e varrosën partinë e parë shqiptare anti komuniste. Në biografinë e saj, njollë e zezë do të jetë data 26 shkurt i vitit 2016.