Para 33 viteve u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia që bëri pluralizmin në Kosovë. U themelua nga Intelektualët më të përgatitur shqiptarë. Këta intelektual i udhëhoqi me vendosmëri mençuri, maturi dhe përkushtim kombëtar, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe plejada e tij intelektuale dhe atdhetare thyen projektet antishqiptare të UJD-it. Kjo mbledhje u mbajt në Hotel “Grand” në Prishtinë dhe u kryesua nga Stipe Shuvar. Ky projekt jugosllav nuk e ndërroj qëndrimin por emrin e ndërroj disa herë: “UJDI”, “Ballkani”, “Mini Shengen”, “Ballkan i hapur” deri të ndarja e Kosovës sepse Serbia nuk po pranon pa fituar diçka, etj. Në LDK çdo gjë ishte mirë e menduar dhe projektuar nga kjo plejadë intelektuale e Kosovës.
Emri LDK tregonte qëllimin e këtij subjekti politik i cili ishte subjekti më masiv në ish Jugosllavi. LDK filloj punën aty ku kishte mbetur “Lidhja e Prizrenit” në realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Kryetari i kësaj partie Dr. Ibrahim Rugova asnjëherë nuk u hamend të kërkoj fatin e shqiptarëve në Rusi apo Serbi. Nuk u mashtrua as nuk u nënshtrua nga kërcënimet. Ai në thelb të filozofisë së tij politike kishte formulën e Naim Frashërit “Jak o ditë e uruar që lindë nga perëndon”. Kishte projektet e Pjetër Bogdanit për të ruajtur tërësinë territoriale dhe qenien biologjike shqiptare.
Nuk pranoj ta takoj Vitali Çurkinin ambasadorin rus në OKB edhe pse kompania lobuese dhe mashtruese e mbajti në Hotel “Grand” për dy javë. LDK që nga fillimi mori përsipër obligime të rënda kombëtare të cilat i realizoj me shumë vështirësi. Kjo parti arriti që botën ta bind për konceptin e gabueshëm që e kishin për shqiptarë dhe trojet e tyre të okupuara dhe padrejtësisht të aprovuara nga Evropa në vitin 1912. Krahas konsolidimit të partisë u themeluan edhe mekanizmat tjerë shtetëror që kryen funksione të rëndësishme në periudha të caktuara kohore nën okupimin e egër jugosllav të shtyrë nga Serbia.
Si asnjëherë mëparë shqiptarët në trojet e veta në ish Jugosllavi arritën një unitet dhe vepruan si një trup i vetëm. Dhuna e përditshme arrestimet, plaçkitjet që i bëheshin mbi shqiptarët nga milicia serbe nuk e arritën ta dëmtojnë unitetin tonë kombëtar në këtë kohë. Ky unitet para bote tregoj seriozitetin e organizimit të shqiptarëve dhe qëllimin e tyre të drejt dhe fisnik. Organizimi i këshillave të cilët kryenin shumë punë të ministrive që nuk i kishim. Këshilli i solidaritetit mbrojti dinjitetin shqiptarë të larguar nga vendet e tyre të punës. Këshilli i informimit që ishte një AKI e Kosovës shumë funksionale.
Që merrte informata ditore nga terreni për veprimet kriminele serbe dhe i transmetonte në botë përkundër mbylljes së mjeteve të informimit. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë shoqatë e cila mori përsipër mbajtjen e kontinuitetit të arsimit në Kosovë edhe pse mjaft u dëmtua. Sindikata e pavarur e Kosovës që mori përsipër paraqitjen e gjendjes sindikale të punëtorëve të Kosovës në botë. Mbrojtja e Kosovës duke filluar nga organizimi i rojave të natës dhe deri të themelimi i shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë. Nga sindikata e pavarur e policisë u formua Ministria e brendshme e Kosovës.
Ministria e financave, Ministria e shëndetësisë, etj. Përveç pengesave arrestimeve dhe burgosjeve të vazhdueshme LDK kishte edhe mjaftë pengesa ideologjike që ishin shumë të pa pritura. LDK arriti të organizoj Referendumin dhe pastaj zgjedhje e lira, përkrahu dhe mbrojti deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Kushtetutën e Kosovës të aprovuar nga deputetet në Kaçanik.
Arriti të kthej miqësinë natyrshme të shqiptarëve në botë duke prezantuar misioni e LDK për të pavarësinë dhe demokracinë e Kosovë. Humanizmin shqiptarë me simbolin e humanizmit në botë Nënës Terezë të cilën tentuan ta vjedhin herë Serbia e herë Maqedonia, por ajo foli vet; jam humaniste për tërë botën, kam gjak shqiptarë. Në një ndërtesë mjaftë të vogël LDK shumë afër qendrës së milicisë së Jugosllavisë në Kosovë, arriti të formoj themelet e shtetit demokratik të Kosovës. Unë jam zgjedhë President i Kosovës më votën e lirë të popullit shumicë të Kosovës tha Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp pas zgjedhjeve në Kosovë. Me Shqipërinë mbante marrëdhënie vëllazërore edhe pse ideologjia ishte pengesë e pa kuptimtë.
Organizimi i Mërgatës shqiptare kudo në botë ishte një vlerë tjetër organizative me të cilën shqiptarët përballuan urinë dhe organizuan luftën Çlirimtare në Kosovë. LDK arriti të identifikojë vlerat e veta dhe të i sistemoj ato. Fitoret LDK nuk i ndali asnjë pengës deri ne vitin 2006, as kërcënimet, as plumbat e tradhtisë, vrasja dhe plagosja në prita të veprimtarëve të devotshëm të Kosovës në këtë parti, as tentim atentati në Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Zekria Cana etj.
23.12.2022-Vrellë
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO