Lavrov perëndimit, ose na lejoni të fitojmë, ose Lufta e Tretë Botërore reale !

April 27, 2022
min lexim

Diktatori Putin është zhytur (në mut) deri në fyt, jo vetëm vetë, po e ka zhytur edhe shtetin e tij Rusinë.

Ekspertë të ndryshëm po diskutojnë tashmë për disfatën e tij, po çështja është si të dilet nga aty ku është futur.

Ëndrra e tij e imagjinuar që deri me 9 Maj ta pushtonte Ukrainën dhe ta festonte fitoren e ngadhënjimit mbi Gjermaninë Naziste, nuk do të realizohet ashtu siç e kishte menduar.

Pas disfatës dhe humbjes së mijëra ushtarëve në përpjekje për ta pushtuar Kievin, tash është kthyer në lindje të Ukrainës dhe po djeg e shkatërron me moton : pushto dhe plaçkit sa të mundesh që me 9 Maj t´i paraqet trofetë e luftës, duke u arsyetuar se i arriti qëllimet e parapara.

Tash kur i dështoi plani i pushtimit të tërë Ukrainës, do të mundohet që t´ia shkëpus  tërë bregdetin, duke e gjymtuar dhe duke ia shkëputur arteret e furnizimit dhe lidhjet me botën.

Në dezorientim të humbjes Putin do të mundohet që të ndezë vatra të tjera lufte, në përpjekje që të shkaktoi kaos botërorë.

Një tentativë e tillë po e përgatite në Moldavi dhe në Veriun e Kosovës duke i shfrytëzuar serbët lokal, të cilët mendojnë se me ndihmën e Rusisë do të arrinin të shkëputeshin nga Kosova.

Një plan të tillë e përkrah edhe nxitësi dhe vegla luftënxitëse e Putinit në Ballkan, kryetari i Serbisë Vuçiq, i cili jeton me ëndërrën për Serbinë e Madhe, apo Botën Serbe, siç po e quajnë tash serbët.

Putinit e Rusisë fare nuk i intereson nëse munden apo jo serbët, t´i arrijnë qëllimet e tyre pushtuese. Për ta me rëndësi është të krijojnë sa më shumë që munden vatra të nxehta, për ta rrezikuar paqen, largimin e vëmendjes nga agresioni në Ukrainë dhe mundësisht përçarjen e perëndimit.

Shqiptarët deshën apo nuk deshën, iu duhet t´i mbrojnë trojet e tyre. Këtë rradhë nëse shpërthen konflikti nuk do të zhvillohet vetëm në territorin e Kosovës, po do të bartet pikërisht në territorin aktual të Serbisë.

Shqiptarët nuk kanë se çka të humbin apo t´ia mbathin ikjes, ata derisa nuk kishin ushtri dhe polici të tyre, detyroheshin ta mbronin vetëm pragun e shtëpisë, po kësaj here roli i tyre do të ndryshoi rrënjësisht.

Me aleancë apo pa aleancë Ballkanike shqiptarët do të përpiqen që t´i çlirojnë territoret e tyre, por kësaj rradhe askush nuk mund  të premtoi se do të ndalen në Nish.

Konfliktin nuk është duke e provokuar Kosova, prandaj nuk mund të akuzohen se  shqiptarët e filluan të parët.

Provokimet është duke i kryer Serbia, e cila pastaj do të krijoj pretekst për të bërë agresion ndaj Kosovës me qëllim të denazifikimit të saj, njësoj siç po deklaron Rusia kundër Ukrainës.

 Pra Kosovën askush nuk mund ta fajësoj për vetëmbrojtje, përpos që këtë do ta bënte Serbia dhe Rusia.

Një shembull se si duhet reaguar ndaj një agresioni të mundshëm është sot Ukraina, e cila me sukses po e përballon një fuqi ushtarake të tillë siç pretendon Rusia, e cila veten e proklamon me krenari, si fuqi botërore.

Serbia nuk është Rusi edhe pse mundohet ta loz rolin e saj, këtë e dinë dhe e njohin më së miri shqiptarët.

Serbia ka qenë dhe është armatosur, po ata e ndjejnë vetën të fuqishëm vetëm kur kundërshtari i tyre është duarthatë.

Në të kundërtën po e hetuan se je i armatosur, këndohet këngë tjetër  –  ikja është shpëtimi.

Këto “cilësi “ të tyre shqiptarët i njohin me shekuj, prandaj kurrë nuk ua kanë pas dhe nuk ua kanë frikën.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-liderit boshnjak, Ejup Ganiq

Story i radhës

Kompjuterët Mac të cilët nuk do të mbështeten dhe riparohen më nga Apple

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë