Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është dukur tejet nervoz në konferencën për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.
Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë.
“NEXTA” ka publikuar një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp, ku ai e zgjidhë e më pas e mbështjell një kabllo të hollë.