I dashur, Luan. Kujtohu gjithmonë se dobësitë e tua të bëjnë një person perfekt

Kohët e fundit mund të ndihesh i bllokuar. Je duke u përpjekur të ndryshosh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Je duke e sforcuar veten për të qenë perfekt në çdo aspekt të jetës tënde. Ndihesh i lodhur, i demoralizuar, i rraskapitur.

Çfarë duhet të bësh për ta zgjidhur këtë situatë? Mendohu për pikat e tua më të dobëta dhe fillo me to. Mbi të gjitha, mendo për pikën tënde më të dobët, të cilën dëshiron shumë ta ndryshosh dhe fillo nga aty. Bëj ndryshimet që i mendon të arsyeshme për t’u bërë një version më i mirë i vetes.

Nuk ke pse të jesh perfekt për asnjë person, aq më tepër ta kërkosh perfeksionin tek vetja. Nuk është e nevojshme të ndjekësh interesa që nuk kanë lidhje me objektivat  e tua thjesht për t’u përshtatur me dikë, apo për të shtuar diçka në CV-në tënde. Kjo është absolutisht diçka e gabuar. Perfeksionizmi është i bezdisshëm dhe i mbivlerësuar. Mbi të gjitha, është i paarritshëm, nëse dëshiron ta dish. Ndaj, binde veten. Mos e shpenzo kohën duke luftuar për të arritur një ideal jorealist. Mundohu të ndryshosh aspektet që mund të ndryshosh tek vetja, për t’u vetëpërmirësuar, jo për të qenë perfekt. Duhet të kuptosh se janëedhe dobësitë e tua, ato që të bëjnë një person të pëlqyer nga të tjerët. Nëse të gjithë do të ishin perfektë, nuk do të kishte kuptim jeta.

Mendoj se nuk do të doja shumë, nëse tek ty nuk të kishte asgjë për t’u ankuar. Unë nuk i dua njerëzit perfektë, ata që nuk janë rrëzuar asnjëherëë, ata që nuk janë demoralizuar. Jeta e tyre është e fikur, me pak vlera. Ata nuk e kanë parë bukurinë e jetës”. – Boris Pasternak

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lavrov duket nervoz pas takimit me Kuleban, shihni këtë video

Story i radhës

PSG largohet në mënyrë sensacionale

Të fundit nga