Lavrov dhe Kuleba, përballë në Antalia/ Shpresë për paqe, çfarë ndodhi pak para takimit

March 10, 2022
1 minut lexim

Ka marrë një vëmendje të madhe takimi mes ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia ku pritet që të paktën të ketë hapa konkretë drejt arritjes së paqes pas dy javëve luftë.

Takimi është zhvilluar nën koordinimin e diplomacisë turke, e cila ka raporte të mira me Ukrainën dhe Rusinë. Pak minuta para uljes përballë të Lavrovit dhe Kuleban, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu zhvilloi një takim veçmas kokë më kokë me secilin prej tyre, të cilët zgjatën pak minuta.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga pritja që Çavusoglu i bëri dy ministrave të Jashtëm në hyrje të hotelit Regnum Carya në Belek, ku në vitin 2015 u zhvillua takimi i rendësishëm Obama-Putin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi pak më parë për një takim mes Putinit dhe Zelensky-t pas takimit të ministrave të Jashtëm gjatë ditës së sotme. Data dhe vendi nuk janë vendosur ende, ndërkohë që Rusia ka tre kushte themelore ndaj Ukrainës, të cilat janë: Njohja e Luhanskut dhe Donjeckut si republika të pavarura; Ndryshimi i Kushtetutës duke garantuar mos bërjen pjesë të asnjë aleance perëndimore si edhe njohja e Krimesë nga Ukraina si pjesë të Rusisë.

Delegacioni rus, në hotel të blinduar

Takimi do të zgjasë një orë e gjysmë dhe në fund të tij pritet që delegacionet të dalin në një deklaratë për shtyp veçmas. Siç raportojnë mediat turke, dy delegacionet nuk do të kenë kontakt tjetër përveç takimit që do të zgjasë një orë e gjysmë, ndërsa rusët mësohet se janë vendosur në një hotel të sigurisë së lartë, me xhama të blinduar dhe mure të rrethuar nga fletë çeliku të trasha, përcjell abcnews.al.

Ndërkohë, ukrasinasit po qendrojnë në një hotel tjetër me pesë yje, por me elementë sigurie më të ulët. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në rrugën Shemshovë -Zhelinë, ka të lënduar

Story i radhës

Kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Pllasnicës, projekt me vlerë mbi një milion denarë

Të fundit nga

ShkoLartë