Bota, mos vononi, por zgjohu dhe guximshëm duhet të ndërhyni e të mbështesni me të gjitha format dhe mjetet Ukrainën në emër të lirisë, sigurisë, moralitetit, qytetërimit e demokracisë për të cilat po lufton dhe po i mbron sot populli heroik i Ukrainës!
Sot Ukraina po paguan dhe po e pëson edhe prej gabimeve të perendimit, i cili nuk e antarësoi Ukrainën as në BE dhe as në NATO, dhe madje as nuk e armatosi atë edhe kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014.
Lavdi dhe fitore Ukrainës!Fitorja e Ukrainës është fitore e gjithë njerëzimit mbi të keqen, mbi barbarinë dhe anticivilizimin.
Sot e gjithë Bota dhe sidomos Europa i mban sytë në Ukrainë: te lufta, te qëndresa kundër pushtuesit, barbarit dhe te genocidit rus mbi popullin heroik të Ukrainës, dhe që përbën kërcënimin më të madh për Europën që pas Luftës së Dytë Botërore. Por Europa nuk po e ndihmon si dhe sa duhet Ukrainën.Turqia si mik i mirë dhe i vërtetë është vëndi i cili po e ndimon seriozisht politikisht, ushtarakisht dhe me ndihma humanitare Ukrainën.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko: “Ne i jemi shumë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e saj në fushat politike dhe ushtarake, kjo është shumë e rëndësishme. Në këto kohë të vështira ne mund të shohim se kush është miku i vërtetë i Ukrainës”.
Lavdi Ukrainës!
Askush më shumë se sa shqiptarët nuk janë sot pro dhe në mbështetje të Ukrainës. Kjo sepse shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë është barbaria dhe genocidi, pasi jo shumë kohë më parë dhe në prag të mijëvjecarit të tretë, shqiptarët e Kosovës u përballën me pastrimin etnik, me barbarinë shtazarake dhe me genocidin serb.
Sot Putini, atë se çfarë ai po bën në Ukrainë mbi ukrainasit, të kujton ato se çfarë ka bërë Millosheviçi dhe Presidenti i sotëm serb Vuçiç, ish mininistri i Millosheviçit në Kosovë mbi shqiptarët.
Ashtu sikurse Serbia genocidiste e cila u ndesh me shqiptarët e pamposhtur dhe të pathyeshëm prej mbi 150 vite, ashtu edhe Rusia sot po ndeshet me një qëndresë mbinjerzore e të pathyeshme të popullit heroik të Ukrainës. Qëndresën dhe rezistencën e jashtezakonshme të ukrainasve nuk e besonin në fillim as shtetet e NATO-s dhe as SHBA.
Shqiptarët sot janë më shumë se kushdo tjetër pro Ukrainës edhe për faktin se Serbia kundër shqiptarëve ka pasur gjithmonë mbështetjen e Rusisë, ashtu sikurse edhe sot Rusia kundër ukrainasve ka mbështetjen nga Serbia.Ashtu sikurse që Kosova që kishte dhe ka mbështetjen e Botës Demokratike Perendimore, po ashtu, edhe Ukraina ka po atë mbështetje.
Ukraina sot po lufton me fuqinë e dytë botërore të luftës, me Rusinë imperialiste, e cila ka qenë dhe mbetet armike e shqiptarëve, pasi prej saj dhe me mbështetjen e Europës iu falën troje shqiptare satelitëve sllavë të Rusisë në Ballkan, dhe po Rusia edhe sot është mbështetësja më e madhe e Serbisë në rang global kundër shqiptartëve dhe kundër shtetit të Kosovës.
Lavdi Ukrainës ,sepse ajo po lufton për lirinë, pavarësinë dhe për demokracinë, por njëkohësisht ajo po lufton dhe mbron vlerat e larta njerëzore, demokracinë dhe perendimin; ajo po mbron edhe shqiptarët përderisa po lufton kundër të njëjtit armik, kundër aleancës antishqiptare serbo-ruse.
Shqiptarët janë pro Ukrainës sepse askush në Europë nuk e di më mirë se sa shqiptarët se çfarë është padrejtësia, pushtimi, kolonizatori, genocidi dhe mohimi i lirive e të drejtave njerëzore e kombëtare.
Shqiptarët janë më shumë se kushdo tjetër pro Ukrainës sepse ata e dinë mirë se çfarë është dëbimi e pastrimi etnik, çfarë janë krimet vrastare e varret masive, djegiet, shkatërrimet e rrënimet e shtepive,pronave, fshatrave e qyteteve ashtu si po ndodh sot mbi popullin e Ukrainës nga ushtria e makineria vrastate e genocidiste ruse.
Askush nuk e di më mirë se sa shqiptarët se çfarë është dhimbja dhe ndjesia shpirtërore për humbjet e jetëve të pafajshme njerëzore.
Lavdi Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë lavdishëm dhe përjetësisht në Historinë Botërore si populli i cili mposhti dhe theu ushtrinë e dytë me të fortë të Botës në mbrojtje të lirisë e atdheut si dhe të vlerava të larta njerëzore e demokratike të Europës.
Ndërsa në Luftën e Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit ishte ingranuar e gjithë Bota ushtarakisht në atë luftë, sot, deri tani kundër Rusisë po përballet i vetëm populli heroik i Ukrainës.
Lavdi Ukrainës, lavdi herojve të saj!