latifi bashkepunimi me bdi ne eshte tradhti ndaj 107 mije votave per ndryshim 680754e73d80d

Latifi: Bashkëpunimi me BDI-në është tradhti ndaj 107 mijë votave për ndryshim

April 22, 2025
1 minut lexim

Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Sh.A. MEPSO, ka reaguar ashpër ndaj çdo iniciative për bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të vullnetit popullor.

“Në zgjedhjet e fundit, 107 mijë vota të pastra shqiptare u dhanë për ndryshim, jo për riciklimin e të vjetrës,” u shpreh Latifi. Ai kujtoi se mobilizimi popullor që solli BDI-në në opozitë pas më shumë se dy dekadash ishte i motivuar nga një premtim për frymë të re në qeverisje dhe politikë parimore.

Sipas tij, çdo takim me drejtuesit e BDI-së bie ndesh me idealet që bashkuan para një viti pesë forcat politike shqiptare – Lëvizja Demokratike, Besa, Alternativa, Aleanca dhe Vetëvendosje – të cilat ndërtuan një koalicion mbi premtimin për ndryshim të vërtetë.

“Marrëveshjet kontraverse me BDI-në paraqesin devijim të skajshëm nga ajo për të cilën qytetarët na besuan,” përfundoi Latifi, duke i bërë thirrje lidershipit politik shqiptar që të mbajë fjalën dhe të mos e tradhtojë shpresën e qytetarëve.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

marredhenia e persosur nuk ekziston 680750e730e22
Story i mëparshëm

Marrëdhënia “e përsosur” nuk ekziston

vonesa e pagave sindikata e punonjesve te kultures sot me protesta 6807551e87a6e
Story i radhës

Vonesa e pagave, Sindikata e punonjësve të kulturës sot me protesta

Të fundit nga

ShkoLartë