Larson Xhein: Liderëve politikë u takon të vendosin për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

Liderëve politikë këtu u takon të vendosin për çështjen për ndryshimet kushtetuese, deklaroi Ami Larson Xhein, ambasadore e Suedisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në.

Para fjalimit në konferencën “Organizatat civile – katalizatore të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, ambasadorja Larson Xhein, në pyetjen e gazetarëve nëse vendi do t’i hapë kapitujt deri në fund të këtij viti, porositi se kjo nuk është pyetje në të cilën duhet të përgjigjet BE-ja.

“Ky është proces i cili zhvillohet në disa shtigje, një prej tyre është procesi i skriningut, ku shohim progres shumë të mirë. Ekipi nga Maqedonia e Veriut u dëshmua profesional, i informuar mirë dhe ky është lajm i mirë në procese të tilla. Pastaj këtu është çështja e ndryshimeve kushtetuese, për të cilën jemi të vetëdijshëm se është shumë i ngadalshëm këtu. Kjo është pyetje për të cilën nuk vendos BE-ja, por liderëve politikë u takon të vendosin”, tha Larson Xhein.

E pyetur në lidhje me qëndrimin e opozitës e cila porositi qartë se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja suedeze përsëriti se ato janë pyetje në të cilat duhet të përgjigjen liderët politikë në vend – të opozitës dhe të Qeverisë.

“Atë që mund të them është se BE-ja ishte e qartë në dhjetor në Samitin në Tiranë, i pari BE – Ballkani Perëndimor i cili u mbajt në rajon, se vendet e Ballkanit Perëndimor i takojnë familjes së BE-së. E mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ky është pozicioni i BE-së”, tha ambasadorja suedeze.

Story i mëparshëm

SHBA ndërpret këmbimin e disa të dhënave bërthamore me Rusinë

Story i radhës

Bytyqi: Ndryshuam perceptimin e investitorëve të huaj se vendi është një destinacion me fuqi punëtore të lirë

Të fundit nga