Bytyqi: Ndryshuam perceptimin e investitorëve të huaj se vendi është një destinacion me fuqi punëtore të lirë

Arritëm të ndryshojmë perceptimin e investitorëve të huaj për zonat dhe perceptimin se vendi është destinacion me fuqi punëtore të lirë. Tani investitorët e huaj vendosin të investojnë në vendin tonë jo për shkak të pagave të ulëta të punëtorëve, por për shkak të kushteve të tjera të favorshme për biznesin që i ofrojmë si shtet, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi nga foltorja e kuvendit.

Trendi i rezultateve pozitive në zonat ZZHTI, Bytyqi pret të vazhdojë edhe këtë vit.

“ZZHTI tregoi rezultate të jashtëzakonshme vitin e kaluar dhe pres që ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2023. Nuk ka konfirmim më të mirë se vendi po ecën në drejtimin e duhur sesa hapja e vendeve të reja të punës, investimet kapitale, rritja e pensioneve dhe përkrahja për qytetarët, kompanitë, subvencionet për fermerët dhe investimet e reja të huaja”, tha Bytyqi.

Siç theksoi zëvendëskryeministri, rritja e eksporteve dhe vendeve të punës vazhdoi edhe këtë vit. Analiza mujore e muajit shkurt tregoi se kompanitë në ZZHTI kanë realizuar eksporte mbi 330 milionë euro, që është 20 për qind më shumë se janari i këtij viti, 26 për qind më shumë se 2021 dhe 53 për qind krahasuar me vitin 2020. Numri i të punësuarve në janar shënoi rritje dhe tani është në nivelin e 16500 punonjësve. Vetëm në dy muajt e parë të vitit janë hapur gati 190 vende të reja pune në kompanitë e zonave ZZHTI.

Sipas zëvendëskryeministrit, këto rezultate janë arritur me zero fonde publike për promovim.

Story i mëparshëm

Larson Xhein: Liderëve politikë u takon të vendosin për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

Story i radhës

A duhet të pini ujë para gjumit?

Të fundit nga