larson xhein lidereve politike u takon te vendosin per ceshtjen e ndryshimeve kushtetuese 6423862bcfec0

Larson Xhein: Liderëve politikë u takon të vendosin për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

March 29, 2023
1 minut lexim

Liderëve politikë këtu u takon të vendosin për çështjen për ndryshimet kushtetuese, deklaroi Ami Larson Xhein, ambasadore e Suedisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në.

Para fjalimit në konferencën “Organizatat civile – katalizatore të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, ambasadorja Larson Xhein, në pyetjen e gazetarëve nëse vendi do t’i hapë kapitujt deri në fund të këtij viti, porositi se kjo nuk është pyetje në të cilën duhet të përgjigjet BE-ja.

“Ky është proces i cili zhvillohet në disa shtigje, një prej tyre është procesi i skriningut, ku shohim progres shumë të mirë. Ekipi nga Maqedonia e Veriut u dëshmua profesional, i informuar mirë dhe ky është lajm i mirë në procese të tilla. Pastaj këtu është çështja e ndryshimeve kushtetuese, për të cilën jemi të vetëdijshëm se është shumë i ngadalshëm këtu. Kjo është pyetje për të cilën nuk vendos BE-ja, por liderëve politikë u takon të vendosin”, tha Larson Xhein.

E pyetur në lidhje me qëndrimin e opozitës e cila porositi qartë se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja suedeze përsëriti se ato janë pyetje në të cilat duhet të përgjigjen liderët politikë në vend – të opozitës dhe të Qeverisë.

“Atë që mund të them është se BE-ja ishte e qartë në dhjetor në Samitin në Tiranë, i pari BE – Ballkani Perëndimor i cili u mbajt në rajon, se vendet e Ballkanit Perëndimor i takojnë familjes së BE-së. E mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ky është pozicioni i BE-së”, tha ambasadorja suedeze.

MARKETING

RENT A CAR

shba nderpret kembimin e disa te dhenave berthamore me rusine 642375e9eee8a
Story i mëparshëm

SHBA ndërpret këmbimin e disa të dhënave bërthamore me Rusinë

bytyqi ndryshuam perceptimin e investitoreve te huaj se vendi eshte nje destinacion me fuqi punetore te lire 6423a24a9e7cd
Story i radhës

Bytyqi: Ndryshuam perceptimin e investitorëve të huaj se vendi është një destinacion me fuqi punëtore të lirë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë