Largohet nga Dukagjini

Sulmuesi Dren Gashi ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës. 

Gashi nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin nga Klina, dhe tani është i hapur për t’i shqyrtuar ofertat e reja në afatin kalimtar veror.

Ish-fubollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare, gjatë sezonit të fundit shënoi një gol dhe dhuroi pesë asistime.

Ai me skuadrën e Dukagjinit pati 14 paraqitje në Superligë dhe në Kupën e Kosovës.

Kujtojmë se Gashi ishte transferuar te klinasit nga skuadra e Feronikelit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë për herë të parë në Prishtinë

Story i radhës

“Bënim seks në çdo dhomë”, 28-vjeçarja tronditet nga ajo që i bën i dashuri

Të fundit nga