largohen autobuset private te gjitha do te parkohen vetem para qytetit te shkupit 6392fdfb136c7

Largohen autobusët privatë, të gjitha do të parkohen vetëm para Qytetit të Shkupit

December 9, 2022
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – Transportuesit privat të gjithë autobusët i kanë larguar nga udhëkryqi te “Mavrovasja” dhe te Kryqi i Kuq, dhe nga aty i kanë dërguar të gjitha para qytetit të Shkupit në rrugën Ilindenska. Me rreth 200 autobusë, shoferët privatë do t’i kërkojnë paratë e tyre nga Arsovska e cila nuk dëshiron t’ia dijë fare për kërkesat etyre, informon Zhurnal.

 

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të kërkojnë sërish takim me autoritetet e qytetit, Kema Muriq nga “Slloboda prevoz” tha se Arsovska nuk ka ndër mend të bisedojë me ta, sepse, siç theksoi, nuk i ka argumentet. Paralajmëroi se do të kërkojnë ndihmë drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Nga Qyteti i Shkupit pardje kumtuan se do të shpallet konkurs i ri për transportuesit privat të autobusëve në linjat me numër 20 dhe 22.

Pushteti dhe opozita edhe dje dolën me akuza të ndërsjellta për kaosin në komunikacion të shkaktuar nga bllokadat e transportuesit privat.

Nga LSDM përmes kumtesës theksuan se tërheqja e pjesërishme e bllokadave në kryeqytet nuk do të thotë edhe zgjidhje për kolapsin në transportin publik në Shkup, të cilin, theksojnë, e krijoi VMRO-DPMNE-ja e paaftë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërkaq, kërkoi që pushteti dhe kryesia e Qytetit të Shkupit të reflektojnë zgjidhje për problemet e transportuesve privat të autobusëve dhe të “ndalohet me politikën ndaj qytetarëve”. Paralajmëroi se VMRO-DPMNE do ta mbështetë çdo zgjidhje që është në interes të qytetarëve dhe të shkupjanëve.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

sulmi ndaj sali berishes mjeku alimehmeti leshon reagimin e forte mund te kishte qene fatale 6392fd9ae8e61
Story i mëparshëm

Sulmi ndaj Sali Berishës, mjeku Alimehmeti lëshon reagimin e fortë: Mund të kishte qenë fatale

paris 125 mije familje mbesin pa energji elektrike 639302e73f9a0
Story i radhës

​Paris, 125 mijë familje mbesin pa energji elektrike

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë