Largimi i mjekëve, ministrja Manastirliu zbulon planin e qeverisë

July 16, 2022
min lexim

Në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mos të favorizuar largimin e stafeve mjekësore nga vendi dhe krijimit të mungesave në këtë sektor.

Ministrja ka sqaruar se paralelisht po punohet për të rritur nivelin e pagave të mjekëve dhe infermierëve si dhe po punohet për të rritur kushtet në spitale , në mënyrë që të mund të lehtësohet puna e mjekut dhe të ofrohet shërbimi i duhur.

Gazetarja: Prej kohësh ka qenë evidente frika e largimit të profesionistëve dhe mjekëve nga vendi. Sa ekziston ky risk?

Manastirliu: Largimi është një fenomen që ka prekur rajonin dhe Europën. Italia e Franca janë të shqetësuar që mjekë, specialistë, largohen për eksperienca të reja dhe pagave më të larta.

Nëse kemi një prioritet është si të bëjmë ofertën e punësimit në sistemit shëndetësor atraktive. Patëm një vendim për rritjen e pagave të 20 mijë stafi mjekësor, 6 përqind dhe do të vijojë siç e kemi premtuar. Duhet llogaritur edhe pagesat për mjekët që punojnë larg shtëpisë.

Fokusi është tek stafet mjekësore dhe kushtet e tyre të punës që të jenë më të mira. Pagat po rriten dhe do rriten, por nëse spitalet do të vijonin të kishin kushtet e pak kohëve më parë si do të ofrohej shërbimi?

Po rrisim pagat dhe paralelisht po përmirësojmë edhe kushtet në spitale dhe të krijojmë mundësinë që mjekët të qendrojnë në vend.

Autonomia spitalore, një model që u miratua nga Kuvendi disa ditë më parë do japë mundësi për një mënyrë të re menaxhimi të spitaleve. Të gjithë thonë që po ikin por edhe po kthehen. Ka raste rikthimi. Ka shumë mundësi që krijimi i mjedisit atraktiv dhe të qenit atraktiv në mjetet që elaburon, tërheq edhe mjekët part time dhe duke e bërë më të larmishme. Kthehen mjekë me aftësi të reja dhe ndajnë dije e eksperienca me mjekët tanë.

Dëgjojmë edhe akuza që përqindja e mjekëve po ulet,. dua të jap një statistike. për 1 mijë banorë mjekët janë dyfishuara edhe për rritjen e kuotave në fakultetin e mjekësisë, këtë vit edhe 100 kuota më shumë mbi mjekësinë dhe infermierinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona konfirmon marrëveshjen për transferimin e Lewandowskit

Story i radhës

Akuzat e Mickoskit, Osmani: Ai sheh vetëm pushtetin dhe karriken në të cilën pretendon të vjen

Të fundit nga

ShkoLartë