Laptop më i fundit i Asus kërkon të sfidojë MacBook Air

January 8, 2025
1 minut lexim

Laptopi i ri i hollë dhe i lehtë i Asus synon të bëhet rivali Windows i Apple Macbook Air. Zenbook A14 është kompjuteri më i fundit i hollë i kompanisë prezantuar në CES 2025 dhe ka një procesor Snapdragon X të Qualcomm që duhet të sigurojë jetëgjatësi baterie deri në 32 orë sipas Asus.

A14 ka një shasi prej magnezi dhe kallaji dhe peshon vetëm 980 gram. Për të sfiduar MacBook Air, Asus ka vendosur ta shesë Zenbook A14 për 1099 dollarë për modelin bazë me procesor Snapdragon me 8 bërthama.

Vjen me 32GB RAM dhe 1TB SSD kur të debutojë në mesin e Janarit. Ekrani OLED 14-inç ka rezolucion 1920×1200 por prodhon vetëm 60Hz frekuencë rifreskimi. Ndriçimi është i shkëlqyeshëm prej 600nits.

Në Mars Asus do të shesë një model akoma më të lirë prej 899 dollarësh me çipin e segmentit më të lartë Snapdragon X Plus, me 16GB RAM dhe 512GB memorie.

A14 ka një bateri prej 70Wh krahasuar me 52.6Wh që gjendet në MacBook Air. Ofron një përzgjedhje portash të pranueshme si: dy porta USB4 Type-C, një portë USB-A 3.2 Gen 2, një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë të plotë HDMI 2.1.

A14 mund të lidhet me deri në 3 monitorë të jashtëm kur kapaku i tij ështëç i hapur krahasuar me MacBook Air M3 me 2 monitorë kur është i mbyllur. Duke një produkt që plotëson çdo deficit të MacBook Air por Windows në ARM ka ende për të provuar. Softuerët kanë nevojë të përshtaten për arkitekturë të re, dhe kjo ka prodhuar performancë dhe jetëgjatësi baterie poshtë pritshmërive. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për efiçiencë në shtëpi

Story i radhës

Kallëzim penal ndaj një ish-zyrtari policor nga Kumanova, dëmtoi buxhetin e MPB-së për mbi 926 mijë denarë

Të fundit nga

E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të
ShkoLartë