Joan Laporta është rikthyer të flasë edhe një herë tjetër për merkaton e Barcelonës, për çështjen Negreira si edhe për Mesin.
Argjentinasi ishte dëshira e madhe e merkatos së verës për blaugranat por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit dhe “pleshti” përfundoi në MLS.
“Mesi? Ne ramë dakord, por çdo gjë ka kohën e vet dhe ndonjëherë ritmet janë të ndryshme.
Për kontratën u ra dakord, por kur La Liga na jep autorizimin, babai i tij më thotë se Leo kishte pasur dy vite të vështira në Paris, se kishte vuajtur shumë dhe tani donte të luante në një ligë me më pak presion. I thashë se ishte krejtësisht e kuptueshme.
Reali? Ne kemi një skuadër më të mirë se Real Madridi dhe individualisht, jemi gjithashtu më të mirë me disa diferenca se rivalët tanë. Si pjesëtar dhe tifoz jam shumë i kënaqur me ekipin që po ndërtojmë.
Arda Gyler? Ne kishim një marrëveshje me klubin për 17.5 milionë euro.
Ne ramë dakord edhe me lojtarin. Reali dhe njoftoi se do të paguante të gjitha shumë që duheshin. Atëherë menduam se është më mirë të tërhiqeshim.