Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është pyetur në lidhje me mbrojtësin Kalidou Koulibaly, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet.
Senegalezi u përfol shumë për një kalim te Barcelona, por, të paktën deri më tani, nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret nga klubi katalunas.
Teksa u sugjerua të fliste në lidhje me këtë situatë, Laporta u përgjigj shkurtazi.
“Nuk dua të flas për lojtarët e tjerë që nuk i kemi. Përparësia jonë është se shumë futbollistë po duan të jenë pjesë e klubit tonë”, tha ndër të tjera ai.