Agron Gjerkmarkaj i kërkon gjyqtares të tërhiqet: Je në konflikt interesi! Fatmir Xhafaj mund të shndërrohet në “vrasësin” e…

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka kërkuar tërheqjen e gjyqtares Edlira Petri nga çështja ndaj demokratit Ervin Salianji për shkak se sipas tij ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit për shkak të miqësisë së bashkëshortit të saj Sokol Sadushi me deputetin socialit Fatmir Xhafaj.

Në një kërkesë publike, Gjekmarkaj shprehet se çështja “Salianji” doli me dorë nga sirtari e pilotuar për t’u gjykuar pas dy vitesh dhe kjo sipas tij nuk ndodh rastësisht. “Gjyqtarja Petro per profesionalizmin dhe ndershmërinë e së ciles s’kam ndonjë gjë për të komentuar sepse thjeshtë se njoh  por është bashkëshortja e Sadushit një eksponenti të lartë të drejtësisë së re dhe të dy bashkë miq të ngushtë të Fatmir Xhafajt”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Siç mesova  sot me daten 4 korrik zhvillohet gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji me akuzen “kallezim i rremë” per çeshtjen “Babale” për atë pergjim që jo pak tolloviti politiken dhe opinion publik shqiptar. Ndonese prej javesh lajmi kishte trokituar mes nesh jo zyrtarisht.

Në shkallën e parë politikani i njohur i opozites u denua me një vit heqje lirie duke shenuar një rekord në historinë e 32 viteve liri të denimit për shpifje kur çfarë nuk na kanë degjuar veshet e parë sytë. Në vendin tonë shpifja mbreteron sovrane. Por zgjidhet Salianji per tu berë viktimë e diçkaje me të dyshimtë se nata.

Ky është rasti tipik i drejtësisë me dy standarte. U mbush Tirana me fjalë për inceneratoret ku dëmi ndaj shtetit ishte miliona e miliona euro, u fol për politikanë të lartë të PS-së dhe ministra të qeverisë Rama, per flet arreste e makina policie që po niseshin nga Spak. Asgjë nuk ndodhi, çdo gjë u thye në mes.

Ky krahasim nuk na ndihmon shumë si ekuiliber i padrejtesisë për të justifikuar padrejtësinë po ama per të kuptuar dy standartet po.

Çeshtja “Salianji” doli me dorë nga sirtari , e pilotuar siç flitet nga rëndi që i binte pas  dy vitesh të gjykohej. Kjo nuk ndodh rastesisht, me gjasë, me shumë gjasë, një vendim politik është marrë per Ervin Salinjin. Për të duhet të flasë Sali Berisha, Lulzim Basha, Gazment Bardhi , Enkeled Alibeaj të gjithë ata politikanë që e konsideruan të drejtë atë kauzë.

Shumëkush në Tiranë beson se ish ministri i brendshem  e deputeti aktual Fatmir Xhafa i prekur më shumë se kushdo nga kjo histori ka një interes personal për këtë proces.

Të gjithë e dimë që pas ketij “pergjimi” Xhafa u detyrua të shpinte në burg në Itali vëllain e tij i cili ishte denuar kohë më parë në shtetin  fqinj me gati 7 vjet por në Shqiperi jetonte i lirë si biznesmen. Edhe pse e paimagjinueshme dhe kontradite e madhe ligjore dhe etike, duhet të ketë qenë një dramë personale.

Po kaq karriera e tij si anëtar qeverie u nderpre e po aq duhet ta ketë shenuar si brengë në biografinë e tij. Ne që jemi marrë me analizë politike e dimë që Fatmir Xhafa ka qenë në krye të reformes në drejtësi dhe gjerësisht është i perhapur opinioni se shumë gjyqtarë e prokurorë të vendosur në strukturat e reja të drejtësisë janë aty edhe me bekimin e nën ndikim e tij. Kjo drejtesi nuk duhet të perdoret si cfurk siç në çdo kafene të Tiranes  gumezhihet.

Unë nuk dua të gjykoj askënd, as Salianjin që ka kryer nje denoncim i cili mbetet një denoncim si ato që politika ka detyrë ti shpërfaqë pasi i vijnë nga një gazetari që do mbështetje se frigohet perballë gjithë pushtetit dhe krimit.

Po aq s’dua të gjykoj, Fatmir Xhafën, për të cilin ka zëra që betohet para varrit të nënes dhe kudo qe koinfidence per hakmarrje.

Personalisht nuk do të shtyhesha kurrë aq larg sa Salianji në një vendi si yni ku të perdorin të gjithë e nuk të mbron askush , në emer të një politike që me të vertetat paska shumë pak lidhje për ti shtyrë njerzit kah e drejta finale as  , per ta goditur politikisht sepsa disa të verteta shkojnë pertej mundesisë që ato të marrin formë, madje ato shnderron në rrezik e kercenim kur shteti qe duhet të mbrojë ndihet i tuoatur dhe i dorezuar,  por po kaq të pamundur do ta kisha bashkëjetesen me hakmarrjen si ajo që për Xhafen thuhet. Mbase kultura ime e krishtere më pengon për këtë.

Hakmarrja e një individi nuk mund të jetë gjeneratori i një shteti dhe i një trupe gjyqësore. Po këtu jemi ënde në fushen e emocioneve dhe jo të shtetit të së drejtes i cili është ku e ku më i ftohtë.

Gjyqtarja Petro per profesionalizmin dhe ndershmërinë e së ciles s’kam ndonjë gjë për të komentuar sepse thjeshtë se njoh  por është bashkëshortja e Sadushit një eksponenti të lartë të drejtësisë së re dhe të dy bashkë miq të ngushtë të Fatmir Xhafajt. Si e tillë e të tillë të paragjykuar. Do të ishte në nderin e saj të terhiqej nga ky gjykim per të cilin dyshohet së vendimi është marrë.

Në këtë shqetesim personal ju drejtohem ju të nderuar gjyqtarë, ju zoti Kryeminister dhe Shklqësisë së saj Kim si faktor dorezanie i kesaj reforme drejtesie dhe shqipëtarve që proceset gjyqësore  nuk duhet të lindin nga lobimet por nga nevoja per drejtësi.

Denimet nuk duhet të jenë kompensim për lendimet e luftes politike por perfundim i shqyrtimit  të fakteve.

Nuk  mund të lë pa përmendur që dy eksponente të politikës nuk ju dha të drejtë në gjyqin kunder një tjeter politikani të se majtes me argumentimin e te nderuares gjykate: “se në politikë mund të thuhet gjithçka, madje dhe të pavërteta personale se është çështje e fushatës politike”.

Me të njëjtin kut e masë këtë gjyq ku Salianji dhe të tjerë në atë denoncim, kanë bërë një akuzë të bazuar në dëshmitarë, vërtetësia e se cilës mund të provohet, por jo të gjykohet Salianji e të tjerë.

Gjatë opozitës 9 vjeçare Salianji prej denoncimeve të forta apo protestave te organizuara si Sekretar për aksionin qytetar në PD është proceduar më shumë se 600 herë dhe të gjitha çështjet janë pushuar ose mbyllur!

Tek çeshtja Xhafaj, prokurorët dhe gjyqtari janë larguar nga vetingu çka i bën ata të paragjykyar dhe vunerabël kur e kanë dhënë vendimin!

-Çëshja e nxjerrë për gjykim prej gjyqtares Edlira Petri për ditën e Hënë duket , ngjan e qëmtuar për shkak se është nxjerrë thuajse 2 vite para afati siç juristet po thonë, po e njejta gjyqtare ka çështje të vitit 2017 që ende nuk i nxjerr për gjykim çka e paragjykon si me motiv politik nxjerrjen e kesaj çështje ku për denoncim publik kërkohet burg politik

Per asnjë çast nuk pretendoj se di të vërtetën e fundit mbi këtë çështje, mendoj që seicili duhet të perballet politikisht për deklarata politike, e sigurisht nuk mund të imagjinoj që të bëhet preja e një gjyqi  të formesuar si politik.

Salianji është një politikan energjik e aktiv funksion që e ka krye gjithmonë në opozitë! Nuk ka administruar para publike, s’ka dhënë tendera, thjesht ka denoncuar per kanabisin, për trafiqet, për korrupsionin , lidhjet me krimin e vjedhjen e votave natyrisht ka bërë shumë armiq të cilet shnderrohen në të tillë sapo u preken interesat që nuk janë të pakta.

Në këtë moment Opozita është e trazuar dhe pushtetit duket i plotfuqishem por shqiptarët shohin dhe gjykojnë këdo. Dialektika na meson se ka parime të perjetshme por jo karrige, individ, apo pushtet.

Ata ( shqiptaret) shohin ju zoterinj gjyqtarë sa jeni të pandikuar nga politika, sa të pavarur dhe të drejtë jeni!

Ata shohin Kryeministrin për të cilin thuhet se e kontrollon në masë dominuese sistemin e drejtësisë e deri ku shkon dora e tij për të shmangur kundershtaret politik!

Ata po kaq shohin edhe Zonjen e nderuar Kim sa do ta monitorojë ajo dhe ambasada e SHBA gjyqin e katër korrikut këtë provë të madhe pavarësie a varësie të ketyre organeve ndaj politikes. Zonja Ambasadore në ligjerimin e saj në çdo rast ka nxitur dhe theksuar pavarësinë e gjyqësorit.

Opozita akuzon dhe denohet me burg. Akuza në Shqiperi duhet shuar me burg ky është mesazhi që marrim.

Paratë e Shqiptarve vidhen. Krimi sundon dhe ndikon politiken e shumë më teper pushtetin po ky i fundit nuk paguan. Opozita paguan. Salianji paguan. Piramida shteterore sheh me sy të ëmbel pushtetin e na lind e drejta të dyshojmë edhe per trupen gjyqësore. Kjo është një tjeter skifo e antropologjisë sonë shoqerore në raport me atë që duket i fortë dhe ndeshkon me lehtësi të dobtin.

Po kaq ata shohin edhe Fatmir Xhafajn per të ndarë legjenden që e konsideron si Kubenë e një sistemi të ri me të verteten që vetem ai e di apo të një politikani që nuk komandohet nga hakmarrja e tij aqësa të njollosë imazhin e institucioneve me miqesitë e veta. Fatmir Xhafa i cili ka qënë në krye të reformes në drejtësi ” ati” i saj mund të shnderrohet në “vrasesin” e saj duke i lënë vetes në fund të karrieres bash këtë nishan mbi gjoks po ja lejuan.

E di, është e lehtë të jesh i mirë dhe e veshtirë të jesh i drejtë por po kaq di se drejtësia shqiptarë sot ngjet shumë me shpirtin e Judes

Agron Gjekmarkaj

Zevendes Kryetar i Kuvendit të Shqiperisë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Laporta pyetet për Koulibalyn, por refuzon të përgjigjet

Story i radhës

Covid-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish