Joan Laporta ka bërë të ditur përsëri se nuk ka asnjë lëvizje formale sa i përket një rikthimi të mundshëm të Lionel Messi në skuadër.
Presidenti i klubit të Barcelonës është pyetur lidhur me zërat që thonë se Messi mund të kthehet në ‘Camp Nou’, por nuk pati përgjigje të mirë për tifozët ‘Blaugrana’.
Laporta ka thënë se nuk ka marrë ndonjë mesazh nga Messi apo agjenti i tij, lidhur me një rikthim të mundshëm.
“Unë nuk kam pranuar ndonjë mesazh nga Messi apo agjenti i tij, për një mundësi rikthimi në Barcelonë”, ka thënë Laporta.
“Sa i përket të sotmes, nuk do ta ngrisim këtë problem”, shtoi presidenti katalan.
Messi aktualisht është i grumbulluar te kombëtarja e Argjentinës, ku po kalon një kohë të shkëlqyer.