“Kur jam në Kosovë, zilja e derës bie çdo 10 minuta”/Xherdan Shaqiri flet para miqësores Zvicër-Kosovë

Miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës të martën në mbrëmje do të jetë shumë e veçantë për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, shkruan 20min.ch transmeton gazeta “Bota sot”. Loja do të jetë gjithashtu e pazakontë për disa lojtarë të Kosovës.

Në moshën 30-vjeçare, Xherdan Shaqiri ishte lojtari më i ri i kombëtares në histori që theu shenjën historike të 100 ndeshjeve ndërkombëtare për Zvicrën. Por, Shaqiri ka lindur në Gjilan, që në atë kohë ishte ende pjesë e Jugosllavisë, sot një nga qytetet më të mëdha në Kosovë. Edhe pse nuk kanë lindur atje, lidhje të forta me vendin kanë edhe dy lojtarë të tjerë të kombëtares, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri. Ndeshja testuese e së martës në orën 18:00, kundër Kosovës do të jetë një lojë shumë e veçantë sidomos për ta. Xhaka do të thyejë rekordin e Shaqirit si lojtari më i ri që ka bërë 100 paraqitje për Zvicrën.

“Një pjesë e madhe e familjes time jeton atje”, tha të enjten e kaluar kapiteni i Natit (kombëtares zvicerane) Xhaka. Megjithatë, ai kishte rezervuar vetëm biletat për ndeshjen në Letzigrund për më të afërmit e tij. “Nuk i ftova të gjithë, përndryshe do të më duhej të merrja me qira të gjithë stadiumin”. Situata është pak më ndryshe për Shaqirin, i cili sipas deklaratave të tij mund të mbushë “gjysmën e stadiumit” me kërkesat ndaj tij për bileta. “Do të jetë një lojë miqësore në kuptimin e vërtetë të fjalës”, thotë ylli i Çikagos. “Të dy vendet janë të lidhura me miqësi.” Për ndeshjen në Letzigrund që nga e diela janë shitur bileta për rreth 20800 shikues.

Shaqiri dëshiron më shumë pushim

Ashtu si Xhaka, Shaqiri për herë të fundit vizitoi atdheun e prindërve të tij dy vjet më parë për shkak të pandemisë korona. Por nëse ylli i Natit arrin në Kosovë, ai vështirë se ka një minutë të qetë atje. “Ka ndodhur që zilja e derës të bjerë çdo dhjetë minuta kur njerëzit e dinë që jam aty”, thotë Shaqiri. 30-vjeçari në fakt do të donte të kishte pak më shumë kohë për të dashurit e tij. “Unë shkoj atje kryesisht sepse dua të vizitoj familjen time.”

Por jo vetëm yjet e kombëtares sonë kanë lidhje të fortë me Kosovën. Në ndeshjen testuese, janë të shumtë lojtarët e ekipit kundërshtar që janë të lidhur ngushtë me Zvicrën. Fidan Alitin, Mirlind Kryeziun (të dy FCZ) dhe Betim Fazliji, në skuadrën e Alain Giresse janë tre profesionistë të Superligës. Të gjithë janë rritur në Zvicër, madje Aliti dhe Kryeziu kanë lindur këtu.

Kjo vlen edhe për Florent Hadergjonaj (aktualisht Kasimpasa), i cili madje luajti një miqësore me Zvicrën në vitin 2017. Florenti ka kohë që është një nga miqtë e mi të mirë”, thotë Shaqiri për ish-mbrojtësin e YB.

“Por sigurisht që njoh edhe shumë nga lojtarët e tjerë. Do të jem në gjendje t`i përshëndes disa.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pse duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e aromatizuesve të ajrit

Story i radhës

Laporta: Nuk kam marrë ndonjë mesazh nga Messi

Të fundit nga