Laporta në Madrid për Moratën

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i madh për sulmin. Konfirmimi i mëtejshëm vjen nga agjenti i futbollistit spanjoll, Huanma Lopez. Intensifikimi i negociatave ka ardhur me vizitën e presidentit Zhoan Laporta te Atletiko Madridi.

Sipas “El Chiringuito de Jugones”, numri një i Barcelonës, mbrëmjen e djeshme ka fluturuar drejt Madridit, për të tentuar personalisht të zhbllokojë negociatat.

Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje mes dy klubeve për formulën dhe kostot e transferimit, megjithatë po punohet fort në këtë drejtim, pasi vetë Morata duket i vendosur të kalojë në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Adama Traore është në Barcelonë. Anësori ofensiv ka arritur me fluturim nga Dubai dhe në këto minuta po kryen ekzaminimet mjekësore. Më pas do të firmosë me Barcelonën, e cila ka arritur marrëveshje me Vulverhamptonin për huazimin e tij, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Lojtari, për t’u veshur blaugrana, ka pranuar një shkurtim të rëndësishëm rroge, për të qenë brenda parametrave të klubit katalanas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse duhet të dini rrugën tuaj të jetës dhe numrat e fatit

Story i radhës

U propozua si kandidat i PD-së për 6 marsin, tërhiqet nga gara nënkryetari i Shkodër

Të fundit nga