laporta ne madrid per moraten 61f4339b207f2

Laporta në Madrid për Moratën

January 28, 2022
1 minut lexim

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i madh për sulmin. Konfirmimi i mëtejshëm vjen nga agjenti i futbollistit spanjoll, Huanma Lopez. Intensifikimi i negociatave ka ardhur me vizitën e presidentit Zhoan Laporta te Atletiko Madridi.

Sipas “El Chiringuito de Jugones”, numri një i Barcelonës, mbrëmjen e djeshme ka fluturuar drejt Madridit, për të tentuar personalisht të zhbllokojë negociatat.

Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje mes dy klubeve për formulën dhe kostot e transferimit, megjithatë po punohet fort në këtë drejtim, pasi vetë Morata duket i vendosur të kalojë në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Adama Traore është në Barcelonë. Anësori ofensiv ka arritur me fluturim nga Dubai dhe në këto minuta po kryen ekzaminimet mjekësore. Më pas do të firmosë me Barcelonën, e cila ka arritur marrëveshje me Vulverhamptonin për huazimin e tij, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Lojtari, për t’u veshur blaugrana, ka pranuar një shkurtim të rëndësishëm rroge, për të qenë brenda parametrave të klubit katalanas.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pse duhet te dini rrugen tuaj te jetes dhe numrat e fatit 61f4339814c64
Story i mëparshëm

Pse duhet të dini rrugën tuaj të jetës dhe numrat e fatit

u propozua si kandidat i pd se per 6 marsin terhiqet nga gara nenkryetari i shkoder 61f4339d0da87
Story i radhës

U propozua si kandidat i PD-së për 6 marsin, tërhiqet nga gara nënkryetari i Shkodër

Të fundit nga

ShkoLartë