Laporta: Ndihem borxhli ndaj Messit, dua që ai ta mbyll karrierën te Barcelona

1 minut lexim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se ndihet borxhli ndaj Lionel Messit pas largimit të tij në verën e kaluar te Paris Saint-Germain.

Messi befasoi të gjithë në verën e 2021-tës duke u larguar pas më shumë se 20 vitesh nga Camp Nou.

Megjithatë, largimi i tij asnjëherë nuk u miratua nga tifozët Blaugrana, të cilët janë mësuar me legjendën e tyre.

Borxhli për largimin e yllit argjentinas ndihet edhe presidenti Laporta, i cili dëshiron që Messi të rikthehet dhe të pensionohet te Barca.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë”.

“Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beyonce mbulohet me xhevahire teksa kalëron një kalë holografik mbi katër foto të ndryshme të kopertinës së albumit të ri “Renaissance”

Story i radhës

Kosova në prag të krizës energjetike

Të fundit nga