Laporta: Messi të pensionohet në Barcelonë…

min lexim

Joan Laporta e ka pranuar që Barcelona dhe Lionel Messi nuk i kanë ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugët e tyre, por ai ka shprehur dëshirën e tij që do të dëshironte që sulmuesi argjentinas t’i varte këpucët te Blaugrana.

Messi u largua nga klubi verën e kaluar dhe ju bashkua Paris Saint-Germain si transfer i lirë, me Laportan që tha së Barcelona në atë kohë nuk kishte mundësi t’ia rinovonte kontratën.

“Kjo ishte një aspiratë që unë e kam si president dhe do të dëshiroja që të ndodh, pasi që kam përgjegjësi të përbashkët për atë fund të cilin unë e konsideroj të përkohshëm”, tha Laporta.

“Koha e Messi në Barcelonë nuk erdhi në mënyrën që ne të gjithë do ta dëshironim. Ajo përfundoi e atillë për shkak të kushteve ekonomike dhe ne tani kemi një borxh moral ndaj tij”.

“Në këtë kuptim, ne do të dëshironim që ai ta përfundonte karrierën e tij në fanellën e Barcelonës dhe ta duartrokasim të gjithë kur ai të dal në fushë”.

Barcelona ka qenë aktive shumë këtë verë gjatë afatit të transferove, me kundërshtarët që kanë ngritur vetullat për shumën e parave që klubi ka shpenzuar për lojtarët e rinj.

“Ndjejë që ne jemi duke punuar shumë mirë, lojtarët kanë dëshirë të vinë në Barcelonë përsëri”, ka shtuar Laporta.

“Ne jemi duke ndërtuar një skuadër shumë mirë të balancuar që mund të sfidojë për tituj në të gjitha garat që ne synojmë ti fitojmë. Ka shumë garë, me minimum dy lojtarë për pozitë e të cilët janë shumë të mirë”, tha ai.

“Për ata të cilët janë të befasuar ju them se ne jemi shumë të kthjellët. Ne jemi rikthyer në treg. Pesha, fuqia dhe vlera e klubit që ka më shumë së 122 vite histori është e madhe. Do të këtë edhe më shumë befasi që do të vinë”.

I pyetur për shqetësimet apo frustrimin e disa klubeve për transferet e fundit të Barcelonës për shkak të financave, Laporta i ka quajtur “injorancë” këto fjalë duke thënë që Blaugrana “është dalë nga spitali duke ju falënderuar levave financiare të saj”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spanja dhe Brazili raportojnë vdekjet nga lija e majmunit

Story i radhës

Conte sulmon UEFA-n

Të fundit nga