​Lana Del Rey ia vjedhin veturën, merr edhe një letër shqetësuese

min lexim

Lana Del Rey ka siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj një burri që pretendon se i vodhi një nga makinat e saj.

Autorja e hitit “Video Games” iu drejtua autoriteteve në Los Anxhelos për të kërkuar mbrojtje nga personi me emrin Eric Everardo pasi ajo pretendoi se ai e vizitoi shtëpinë e saj në të paktën dy raste këtë vit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Lana tha se burri u shfaq për herë të parë në shtëpinë e saj pa leje në muajin shkurt dhe ai u largua me një “Jaguar”, për të cilin përfundimisht u akuzua penalisht për vjedhje.

Ylli 37-vjeçar pretendoi se Everardo u kthye në banesën e saj në fillim të këtij muaji dhe la një çantë në portën e saj me një letër shqetësuese brenda që tregonte se si donte ta shihte përsëri.

Lana gjithashtu pretendoi se burri i kishte dërguar mesazh motrës së saj në disa raste që nga shkurti, por është e paqartë se si e mori numrin e saj.

Këngëtarja e “Born to Die” këmbënguli se nuk e njeh Everardo-n dhe ka frikë për sigurinë e saj dhe familjarëve të saj.

Një gjykatës ka urdhëruar Everardo të qëndrojë të paktën 100 metra larg Lana, vëllait dhe motrës së saj dhe e ka ndaluar të kontaktojë me ta. Gjyqtari ka caktuar gjithashtu një datë për një seancë dëgjimore për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Lana më parë pranoi se mendon se fama mund të jetë “e rrezikshme”.

“Ndonjëherë ndjej se fama mund të të vendosë në periferi, ku grabitësi mund të të godasë. Është e rrezikshme. Kjo nuk është aspak hidhërim. Fjalë për fjalë janë thjesht fakte,” tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur lufta “të ndërron” profesionin/ Historia e farkëtarit ukrainas që dikur bënte mobilie, ndërsa sot transformon makina në ndihmë të ushtrisë

Story i radhës

Tirana ia ka dalë edhe në të kaluarën

Të fundit nga