Pak kohë më parë, Lana Del Rey u bë objekt diskutimesh në rrjetet sociale pas një ndryshimi në pamje.
Këngëtarja u bë bionde dhe fotot e shpërndara në faqen e Instagramit të sallonit të bukurisë u mbushën me komente negative nga bullizuesit online. Por tani, Lana Del Rey po bullizohet sërish online, kësaj radhe për shkak të peshës së saj.
Ajo ka shtuar disa kilogramë dhe duket shumë rehat me këtë gjë, por njerëzit online nuk kanë në plan të ndalen.
Ylli i popit amerikan u fotografua në Malibu pak ditë më parë, në festivalin e njohur në këtë zonë, Malibu Chili Cook-Off. Në rrjetet sociale, fotot ndezën menjëherë reagimet e përdoruesve, përfshirë ata që e kritikuan për veshjen e saj, ata që e mbrojtën, ata që vlerësuan faktin që ajo ishte më në fund e qetë dhe ata që donin të theksonin formën e saj fizike.