Lajmi i largimit të një numri kaq të madh i mjekëve nga Kosova, është shumë i dhimbshëm

April 3, 2022
1 minut lexim

Mjekët në Kosovë nuk e kanë pasur një trajtim dinjëtoz në radhë të parë sa i përket pozitës materiale të tyre.

Studimet në fushën e mjekësisë janë të mundimshme dhe zgjasin relativisht gjatë. Për kundër këtyre vështirësive pas mbarimit të studimeve dhe fillimit të ushtrimit të profesionit mjekët nuk i kanë pasur rrogat të cilat i kanë merituar, prandaj edhe janë detyruar ta lëshojnë Kosovën, për të punuar në shtetet e perëndimit, atje ku vlerësohet dhe çmohet puna dhe profesioni i mjekut në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Për një trajtim jo dinjëtoz dhe një pagë jo meritore të mjekëve në vendin tonë, mjekët po e lëshojnë Kosovën në vijimësi vit pas viti.  

Nuk mund të amnistohet as një qevert, të gjitha qeveritë e pas luftës, duke përshirë edhe qeverinë aktuale, i kanë injoruar kërkesat e arsyeshme të mjekëve. Sa i përket përmirësimit të pozitës materiale të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke i detyruar një numër enormë të mjekëve tanë për ta lëshuar Kosovën, për tw gjetur punë në vendet perëndimore në profesionin e tyre .

Nëse nuk ndërmerren masa adekuate qeveria aktuale për të ndaluar trendin e ikjes jashtë vendit të mjekëve, Kosova shpejt do të mbetet pa mjek, dhe popullata Kosovë pa ndihmën adekuate shëndetësore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia nuk kalon në Kosovë

Story i radhës

Direkt nga veriu i Mitrovicës, serbët nisen me autobusë për të votuar në Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë