Lajmi i fundit për Xherdan Shaqirin, arrihet marrëveshja për në Amerikë

Ditën e djeshme, skuadra franceze, Lyon doli me një komunikatë zyrtare, duke treguar se i kanë dhënë leje Shaqirit që të mund të vazhdoj bisedimet me një skuadër amerikane.

Teksa, siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire të cilët do të paguajnë 7 milion euro për transferimin e tij.

Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri realizoi dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar.

Duket se gjithçka është e qartë tani për Xherdan Shaqirin, do të vazhdojë karrierën në SHBA.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Djersa e tepërt është e mërzitshme, si të veproni

Story i radhës

Meta zbulon prapaskenat: Rama më tha ‘ja ta plotësova dëshirën, e hoqa Tahirin’

Të fundit nga