Marco Reus pëson një tjetër pengesë me kombëtaren.
Lëndimet kalojnë si një fije e kuqe në kohën e tij me ekipin e Gjermanisë. Lojtari i Dortmundit mund të bëhet i rëndësishëm në një rol të ri për Kupën e Botës në Katar.
Këtë herë 33-vjeçari është jashtë fushës për shkak të çarjes së fibrës muskulore në kofshën e djathtë. ]
Për shkak të një infeksioni, ai humbi tashmë ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Anglisë ndaj ka udhëtuar vetëm të shtunën në selinë e DFB-së.
Kapiteni i verdhezinjve u konfirmua edhe një herë i pafat sa i përket aventurës së tij me “Pancerat” teksa vjet u tërhoq nga kombëtarja para se ajo të niste Europianin për shkak se nuk ishte në formën e duhur.