Lajm i keq për Kosovën, mediet italiane konfirmojnë

1 minut lexim

Një lajm aspak i mirë për Kombëtaren e Kosovës vjen nga Italia.

Mediet italianë të dielën raportojnë se mbrojtësi i Kosovës që luan për Torinon, Mërgim Vojvoda është lënduar.

Vojvoda dje nuk ishte as në stol në ndeshjen kundër Sassuolos. Sipas “Tuttosport” mbrojtësi  nuk ishte ftuar për sfidën me Sassuolos për shkak të një problemi muskulor.

Vojvoda është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës për ndeshjet e shtatorit, por siç raportohet, lojtari para së të udhëton drejt Kosovës, do t’i nënshtrohet disa testeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.

Kosova me 24 shtator luan në udhëtim tek Irlanda Veriore, ndërsa tri ditë më vonë i bën ‘konak’ Qipros në ‘Fadil Vokrri’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

QMK Tetovë: Një alpinist 60 vjeçar nga ndërruar jetë përgjatë ecjes në malin Korab

Story i radhës

Bujar Osmani dhe Nikos Dendias do të zhvillojnë takim bilateral në asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Të fundit nga