Lajm i keq për Deschamps në prag të Botërorit, Kamara dëmtohet dhe humbet Katar 2022!
Lajm i keq për Francën. Boubacar Kamara, i cili ishte thirrur nga Deschamps në vend të Rabiot për ndeshjet e Nations League, ka kryer vizitat mjekësore për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën 2 muaj.
Një dëmtim i rëndë i gjurit, raporton kombëtarja franceze, do ta detyrojë djaloshin të humbasë edhe Kupën e Botës 2022.
Mesfushori i Aston Villa i thotë lamtumirë Katar 2022.