Borussia Monchengladbach ka njoftuar se, pas disa analizave mjekësore, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.
Mbrojtësi 30-vjeçar austriak do të duhet t’i nënshtrohet terapisë disamujore që do ta mbajë larg fushave. Klubi gjerman është siguruar se do të garantojë trajtimin më të mirë për lojtarin e tyre, duke nënvizuar se:
“Ka shumë probabilitet që gjendja shëndetësore të rikthehet plotësisht dhe të mundësohet një jetë normale, duke përfshirë edhe sportin profesional”.
Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach Roland Virkus tha: “Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stevie të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”.