Lajm i hidhur, vdes papritur trajneri i skuadrës së njohur në Kosovë 

1 minut lexim

Një lajm i hidhur ka tronditur sportin e Maqedoninë e Veriut.  

Hendbolli është tronditur, trajneri i njohur maqedonas Andon Boshkovski ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 47-vjeçare.

Andon Boshkovski deri në momentin e vdekjes ka qenë kryetrajner i skuadrës së njohur të hendbollit Vushtrria.

Vdekja e tij ka tronditur edhe vet klubin vushtrrias.

Boshkovski ka lindur më 5 tetor të vitit 1974. Si lojtar ka luajtur për Rabotniçkin dhe për përfaqësuesen (kadet) e Maqedonisë para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në moshë të re për shkak të një dëmtimi në krah.

Ka punuar si trajner në Metalurg, Vardar, Strugë, Golden Art, Radovish. Angazhimi i tij i fundit ka qenë në Kosovë. Ai ka qenë edhe pjesë e stafit profesional të përfaqësueses së Maqedonisë në hendboll, ku ka punuar në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013. 
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Më shqetëson sjellja e OBRM-PDUKM-së

Story i radhës

Ismaili: Qeverisja lokale, porta e parë ku thyhen kuotat gjinore

Të fundit nga