njerezit po ikin nga libani 66f8381651086

​Njerëzit po ikin nga Libani

September 28, 2024
1 minut lexim

Më shumë se 50 mijë njerëz kanë ikur në Siri për shkak të sulmeve ajrore izraelite në Liban, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi.

Ai ka shkruar në platformën X, se “mbi 200 mijë njerëz të tjerë janë aktualisht të zhvendosur brenda Libanit”.

Një zëdhënës i UNHCR tha se bilanci i personave të zhvendosur në Liban ka arritur në 211 mijë e 319, dhe nga ky numër 118 mijë janë larguar pasi Hezbollahu hapi një front kundër Izraelit në fillim të luftës në Gaza.

“Operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar, veçanërisht ndihma e anëtarëve të UNHCR-së. Ne po mundohemi t’u ofrojmë ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në koordinim me autoritetet”, tha Grandi.

Izraeli pretendon se po kryen aksione për të ndalur sulmet e Hezbollahut në veri të territorit që kufizohet me Libanin jugor, dhe kështu të mundësojë kthimin e dhjetëra-mijëra banorëve që u detyruan të ikin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shtrati i lumit shkumbim mini deponi qytetaret kerkojne te pastrohet kasami jo vetem qe do pastrohet por edhe do rregullohet 66f8358228f86
Story i mëparshëm

Shtrati i lumit Shkumbim, mini deponi, qytetarët kërkojnë të pastrohet, Kasami: Jo vetëm që do pastrohet, por edhe do rregullohet

egla ceno ne rolin e moderatores ja emisioni ku do e shohim 66f83cc786e31
Story i radhës

Egla Ceno në rolin e moderatores: Ja emisioni ku do e shohim

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë