Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës

March 19, 2023
1 minut lexim

Vdes ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Sadik Rrahmani.

Lajmi që tronditi futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

Rrahmani ka qenë futbollist i Trepçës, Prishtinës dhe Novi Pazarit.

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, me president Edmond Thaçi, është e tronditur nga lajmi për ikjen e hershme të Rrahmanit.

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e ish-futbollistit mitrovicas dhe kosovar, Sadik Rrahmani.

Sadik Rrahmani kishte karrierë të pasur prej futbollisti, ku luajti në disa klube të Kosovës, ndër to  edhe Trepça dhe Prishtina.

Pasi përfundimit të karrierës si futbollist, u veçua edhe si gjyqtar futbolli, kurse së fundi ishte trajner i grupmoshave të reja te Trepça ’89.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Rrahmani, klubeve mitrovicase Trepça dhe Trepça ’89, FFK-së si dhe gjithë komunitetit të futbollit mitrovicas e kosovar për ikjen e hershme nga kjo botë e Sadik Rrahmanit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”; – shpreh ngushëllime Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, me president Edmond Thaçi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Olta më e vendosur se kurrë për hakmarrje ndaj Luizit: Ma hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën

Story i radhës

Dueli i përjetshëm në Spanjë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë