22:30: Siç mëson TS sapo është gjendur një veturë e djegur afër liqenit Smilkovckë në Shkup. Nuk dihet nëse vetura e djegur ka të bëje me vrasjen që ndodhi në Shisha Bar. Nga MPB nuk ka informacion zyrtarë.
22:15: Sapo ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga vrasje në Shkup. T.A është personi i cili pas plagosjes me Kallashnikov, ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Shkupit.
21.30: Ministria e Punëve të Brendëshme për TS thonë se sonte rreth orës 20.11 minuta në një objekt hoteliere në Shkup disa persona kanë qëlluar në drejtim të J.K. dhe E. I.,të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe A.T. ka mbetur i plagosur ku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Më datë 6 Mars 2023 në orën 20:11. Në SVR Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në Shkup disa persona kanë qëlluar në drejtim të J.K. dhe E. I., i cili ka ndërruar jetë në vend dhe A.T., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB për TS.
Sipas inforamtave jozyrtare dy personat e vrarë janë njëri me nofkën Zhila e tjetri Llaci.