amd flet per rdna 4 dhe gjeneraten e re te kartave grafike ne ces 2025 677f9c3d359cb

AMD flet për RDNA 4 dhe gjeneratën e re të kartave grafike në CES 2025

January 9, 2025
1 minut lexim

Spekulimet ishin të vërteta ndërsa AMD prezantoi Radeon RX 9070 dhe 9070 XT në CES 2025 fuqizuar nga arkitektura e re RDNA 4 me fokus në inteligjencën artificiale të FSR (Fidelity Super Resolution.)

Gamerat të cilët po prisnin më shumë detaje do të mbeten të zhgënjyer. Madje Radeon 9070 u përmend më shumë për të ngacmuar audiencën dhe jo në formë zyrtare.

Prej vitesh AMD ka konkurruar me Nvidia dhe teknologjinë e saj DLSS duke përdorur bërthamat grafiket dhe jo përdorur një harduer të dedikuar AI. Por nuk do të vazhdojë më kështu.

Screenshot 326

AMD thotë se RDNA 4 është ndërtuar bazuar në procesin prodhues 4-nanometër të TSMC për të fuqizuar performancën AI.

Gjenerata e ardhshme e kartave grafike do të përfitojë edhe nga një arkitekturë ray-tracing e përditësuar së bashku me përmirësime të mëdha në performancën e enkodimit dhe dekodimit të AMD Radiance Display Engine.

Screenshot 321

Fuqizimi i AI në RDNA 4 dhe Radeon RX 9070 do të mbështet edhe nga një funksionalitet i ri softueri quajtur FidelityFX Super Resolution 4. AMD tha për mediat se FSR 4 do të aplikojë përmirësim të imazhit me machine learning dhe është zhvilluar specifikisht për akseleratorët e rinj AI të RDNA 4.

Kompania tregoi sesi funksionon në Call of Duty: Black Ops 6. Sipas AMD gamerat duhet të presin rritje dramatike të performancës dhe cilësisë krahasuar me versionet e kaluara të FSR.

AMD mbylli prezantimin duke zbuluar partnerët që do të prodhojnë kartat e saj grafike Radeon RX 9070 kur të debutojnë. Janë ato brende që i kemi parë prej vitesh, por me një mungesë të pazakontë: MSI.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

apeli konfirmon aktakuzen ndaj ministrit svecla dhe tre deputeteve per hedhje te gazit lotsjelles ne kuvend 677f99717eff5
Story i mëparshëm

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

pasaportat me te fuqishme ne bote maqedonia e veriut ne vendin e 40 te 677f9c41181a5
Story i radhës

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 40-të

Të fundit nga

ShkoLartë